E Diel, 1 Nëntor 2026

Perdorimi i qymyrgurit dhe ndotja e ambjentit prej tij

Perdorimi i qymyrgurit eshte rritur ndjeshem ne disa vende te botes nisur nga kerkesa e larte per energji ne vendet me zhvillim te shpejte si Kina. Por me qymyrin vjen edhe ndotja prej tij si rezultat i dioksidit te karbonit dhe hirit qe rezulton pas djegies se qymyrit qe perdoret per prodhimin e energjise elektrike. Ne Shtetet e Bashkuara centralet e energjise elektrike qe punojne me qymyrguri prodhojne 130 milione tone hi qymyrguri cdo vit. Debati se ku duhet te hidhet hiri i qymyrgurit eshte shtrire dhe ne nje qyte te vogel te quajtur Lebedi ne Misuri.

Gjithshka nisi ne klubin e librit te grave te qytetit Lebedi.

Kei Xhenovese eshte banore e hershme e zones. Ajo i referohet veres se vitit 2009.

Ne ishim mbledhur dhe dikush nga ne pyeti nese kishim degjuar qe nje banor kishte shitur tokat buze lumit. Ajo kishte degjuar se ia kishte shitur kompanise Ameren.

Behet fjale per tokat qe pembyten shpesh nga lumi Misuri. Zonja Genoveze thote se ne takimin e muajit pasardhes ato mesuan se edhe fermere te tjere kishin shitur tokat buze lumit.

Serish ishte kompania Ameren qe i kishte blere. Per tre muaj me rradhe ne mesuam se fermere te ndryshen kishin shitur tokat buze lumit tek kjo kompani.

Anetaret e klubit te librit ne kete zone nisen te pyesin. Ato zbuluan se kompania Ameren kishte ne plan qe te hapte nje zone per groposjen e mbetjeve te qymyrit ne nje hapesire prej 160 hektaresh ne tokat prane lumit ngjitur me centralin e saj energjetik ne Lebedi.

Pergjegjesi i turnit Jim Dean thote se me 4 turbina te  medha Lebedi mund te prodhoje energji te mjaftueshme per te pakten gjysem milioni shtepi. Per te realizuar kete perdoret qymyri.

do tren ka rreth 130 vagona. do vagon mban 100 tone qymyr. Ne djegim nje vagon pra 100 tone qymyr ne 4 minuta kur te gjitha turbinat punojne me kapacitet tee plote.

Ky central me kapacitet djegieje prej dy trenash me qymyr ne dite funksionin djeg rreth 10 milione tone qymyr ne vit. Thuajse 7 e ketij volumi rreth 1 milion tone eshte mbetje ne forme hiri.

Kompania Ameren riciklon me shume se gjysmen e tij.  Pjesa tjeter perzihet me uje dhe permes kanaleve kulluese derdhet ne dy rezervuare  prane centralit. Hiri i qymyrit bie ne fund dhe uji i mbetur i paperpunuar shkarkohet ne lumin Mizuri.

Zv/presidenti i Sherbimit te Ambjentit Mike Menne thote se keto rezervuare jane te vogla. Ne hapesiren prej 160 hekteresh do te kete mjaft vend per ti zevendesuar keto rezervuare dhe per te marre hirin e qymyrit si nga centralet Meremek dhe Rush Island.

Zoti Menne thote se objekti i ri per hedhjen e hirit te qymyrit do te kete sisteme mbrojtese qe u mungojne rezervuareve aktuale. Do te jete e veshur me nje shtrese dyfishe per mbrojtjen e burimeve nentokesore dhe do te kete nje paret rrethues ne lartesine e nje ndertese dy kateshe per te mos lejuar futjen e ujerave te permbytjeve.

Me pas nis procesi i mbledhjes se ujit. do sasi uji qe arrin te futet grumbullohet dhe dergohet ne central per tu perdorur.

Ndonese me masa paraprake shume zona  banimi jane te shqetesuara per hirin dhe permbajtjen e tij elemente helmues si aresinik krom dhe plumb te cilet mund te shkaktojne kancer probleme ne zhvillimin mendor apo ne aspekte te tjera te shendetit.

Ata jane te frikesuar nga keto substanca te rrezikshme qe mund te mblidhen ne ujrat nentokesore te lumit Mizuri e qe mund te ndotin ujin e pijshem. Ata jane te shqetesuar per vleren e prones dhe rritjen e trafikut te kamioneve.

I mbani mend anetaret e klubit te librit te cilat zbuluan te parat planet e kompanise Ameren Ato tashme jane organizuar dhe quhen Organizata Ambjentaliste Lebedi e cila tashme ka thuasje 400 anetare.

Nje prej tyre eshte banorja Petra Haynes. Ajo shpreson qe Ameren do te beje ate qe duhet e nuk do te ndertoje nje vend per mbeturinat ne tokat buze lumit.

Ne besojme shume se ky vend do te jete me i mire e me i sigurt. Ne do te donim qe Amereni te merrte parasysh sigurine dhe te miren e klienteve te tyre.

Ajo dhe banore te tjere te zones po ngrene zerin e tyre ne takime te hapura me perfaqesues te bordit te pushtetit vendor. Bordi po perpiqet qe te vendose nese do te ndryshojne kodet e rregullimit te territorit per te lejuar kompani si Ameren qe te ndertojne nje impiant per trajtimin e mbetjeve.

Kryetari i ketij bordi Xhon Grishme thote se ai e kupton pse njerezit nuk duan qe ndertohet nje objekt i tille ne tokat buze lumit.

Fakti eshte qe ky impiant do te duhet te ndertohet diku. Te kundershtosh duke patur nje mundesi tjeter eshte e pranueshme por te kundershtosh pa patur asnje alternative tjeter kjo eshte ceshtje me vehte.

Ai thote se nje vendim perfundimtar per impiantin e mbetjeve te qymyrgurit do te merret ne muajt e ardhshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›