Mauritani, publikohen foto të dy pengjeve italiane
Rrjeti terrorist Al Kaeda ka shfaqur në internet disa fotografi të dy italianëve që janë marrë peng në shtetin afrikan të Mauritanisë.
Sergio Cicala dhe Philomene Kabore janë emrat e dy pengjeve italianë që jamë marrë peng nga Al Kaeda. 65-vjeçari, Cicala dhe 39 vjeçaru Kabore janë fotografuar të gjunjëzuar pranë 5 pengmarrësve. Sfondi i dy pengjeve së bashku me 5 pengmarrësit është pamja e një shkretëtire.
Këto foto janë publikuar nga një organizatë monitoruese qeveritare amerikane për adresat e internetit. Gjithashtu në internet u paraqiten pashaportat e të dy pengjeve italiane. Al Kaeda Organizata fondamentaliste islamike e pohoi përgjegjësinë e sajn në lidhje me pengjet italiane në datë 28 dhjetor.
Sipas rrjetit islamik akti i kësaj pengmarrje ishte një kundërpërgjigje për
angazhimin e kontigjentit të trupave ushtarake italiane në Irak dhe në Afganistan. Në këtë deklaratë Al Kaeda i bënte thirrje kryeministrit Italian Berluskoni që të ndërronte politikat ushtarake të Italisë.
Dy italianët janë marrë peng me datë 18 dhjetor nga ekstremistët afrikan të rrjetit Al Kaeda.