Mbyllet bashkëpunimi, Laçi falënderon Moreiron

Pavarësisht punës së bërë në krye të skuadrës, Françesko Moreiro nuk arriti që të evitojë rënien e Laçit nga Abissnet Superiore.
Klubi kurbinas këtë sezon do të konkurrojë në Kategorinë e Parë dhe në krye të skuadrës do të jetë një trajner i ri, sepse sot Laçi njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me teknikun italian.
“KF Laçi falenderon përzemërsisht Mister @moriero_official për bashkëpunimin në sezonin e shkuar duke i uruar teknikut italian suksese në vazhdim!”, shkruhet në njoftimin e klubit kurbinas.
56-vjeçari Moreiro mori drejtim e Laçit në 11 tetor të vitit 2024 dhe drejtoi kurbinasit për 31 ndeshje (28 në kampionat dhe 3 në Kupë). Moreiro grumbulloi 34 pikë në kampionat në krye të Laçit, por nuk arriti që të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.