E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet e rihapet Wikileaks sot do publikonte dokumente sekrete lidhen edhe me Shqiperine

SHBA 28 Nentor 2010 NOA UPdate191329 - Faqja e Wikileaks eshte mbyllur dhe asnje material i publikuar prej saj nuk mund te gjendej disa ore sot ne websajtin e saj pasi serverat e saj kane rene njoftuan perfaqesues te saj ne nje komunikim permes internetit. Faqja u riaktivizua ne 19.10 por materialet e pritshme te cilesuara si dokumente te klasifikuara Top secret ende nuk jane publikuar. Ne keto publikime ishte paralajmeruar se do te dilnin dhe dokumente qe lidhen me Shqiperine.

Paniku qe ka perfshire Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe disa vende te tjera te medha perfshin edhe Shqiperine pasi ne ikiLeaks pritet te publikohen dhe dokumente qe lidhen ne menyre te drejtperdrejte me vendin tone. Autoritetet amerikane leshojne alarmin se keto dokumente qe do te publikohen rrezikojne seriozisht me daljen e konfidencialitetit te dokumenteve.

Keto dokumente me pare se ti botoje ne faqen e saj ikiLeaks ka vendosur tua jape te perditshmeve me te medha ne bote The Guardian Spiegel Nee York Times etj. te cilat shume shpejt pritet ti bejne publike.

Ka qene vete z.Filip Kroull perfaqesues i Shtepise se Bardhe i cili ka deklaruar se po pergatiten edhe per skenarin me te keq qe dokumentet te cilat do te publikohen mund te hapin nje tematike te gjere debatesh me shume vende te botes.

Ai ka pohuar se diplomatet amerikane jane urdheruar qe ne vendet qe SHBA ka marredhenie ku perfshihet Shqiperia te hyhet ne kontakt me qeverite e ketyre vendeve per ti informuar mbi keto zhvillime.

Konfirmohet se diplomate amerikane kane hyre ne kontakt lidhur me disa dokumente qe perfshijne periudhen nga viti 2006 deri me 2009 dhe konkretisht lidhen me ceshtje te NATO-s marredheniet me Shqiperine si dhe marredheniet me Greqine Qipron e nga ana tjeter edhe ceshtje te marredhenieve shqiptaro-turke ajo e emrit te Maqedonise dhe te tjera. Detaje te tjera nuk behen te ditura.

Sakaq ne dokumentet qe po publikohen kane dale te dhena sekrete edhe nga fqinjet tane. Keshtu e perditshmja l ayat qe del ne Londer publikoi pak para se materialet te hidhen ne faqen e ikiLeaks dokumente se si Turqia kishte ndihmuar Al Kaiden ne Irak. Njekohesisht he ashington ost ka publikuar dokumente te tjera qe zbardhi se si Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane mbeshtetur PKK Partine e Kurdeve ne Turqi.

Faqja e internetit ikileaks ka publikuar deri tani disa qindra mije dokumente sekrete per luften ne Irak te cilet tregojne se Shtetet e Bashkuara injoruan provat per tortura te vena ne dispozicion nga autoritetet irakiane.

Dokumentet sugjerojne se qindra civile jane vrare ne pikat e kontrollit te ushtrise amerikane pas pushimit te vendit ne vitin 2003.

Madje evidentojne se ushtria amerikane mbylli syte perpara rasteve te perdhunimit tortures e madje edhe vrasjeve te kryera nga policia dhe ushtria irakiane.

Mediat nderkombetare shkruajne se amerikanet perdoren civilet si anti-mina duke i detyruar keta te fundit te shkelnin te paret ne ato zona ku dyshohej se ishin te minuara. Edhe pse eshte mohuar me pare dokumentet sugjerojne gjithashtu se Uashingtoni zyrtar ka regjistruar vdekjet e civileve.

Ne 6 vite lufte te pergjakshme jane vrare 109 mije persona 66 mije nga te cilet civile. Vete autoritetet amerikane e kritikuan ashper publikimin e dokumenteve. Nje zedhenes i Departamentit Amerikan te Mbrojtjes hodhi poshte te dhenat e publikuara ndersa dite me pare sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton tha se denon publikimin e dokumenteve qe vene ne rrezik jeten e ushtareve amerikane.

Te njejtin qendrim ndau edhe sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fog Rasmusen ndersa organizata per te drejtat e njeriut akuzoi Uashingtonin per shkelje te se drejtes nderkombetareve per dorezimin e te burgosurve te autoriteteve irakiane.

e.r/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›