Kategoria Superiore Plaku cliron Tiranen

Skuadra e Flamurtarit ra ne Tirane 2-1 Golat per bardheblute u shenuan nga dyshja e sulmit Pejic-Plaku
Nje gol i realizuar nga Sebino Plaku ne minutat shtese i siguroi Tiranes nje triumf te merituar 2-1 ndaj Flamurtarit ne Qemal Stafa duke i shkaktuar humbjen e dyte sezonale liderit te kampionati e nderprere serine prej shtate fitoresh nga humbja 2-1 me Teuten ne javen e 5-te.
Pas Skenderbeut dhe Dinamos...
24 here kampionet moren revanshin e humbjes se fazes se pare ne Vlore nje takim po i fiksuar ne rezultatin 2-1 per Flamurtarin. Keshtu pas fitoreve te bujshme te Flamurtarit ndaj dy rivaleve te medhenj per titull Skenderbeut 4-0 dhe Dinamos 3-1 vlonjatet u ndalen nga Tirana ashtu sic edhe kishte paralajmeruar trajneri Nevil Dede lojtaret titullare e shpresonin ultrasit bardheblu.
Dite bomberesh
Tirana e mbylli pjesen e pare ne avantazh me golin e te zakonshmit Pero Pejic 24. Kroati realizoi dje golin e tij te nente sezonal nga 19 rrjeta qe ka shenuar skuadra bardheblu ne 13 jave. Nderkohe qe nga ana tjeter Daniel Xhafaj nuk zhgenjeu pritshmerine pasi barazoi shifrat ne 1-1 ne minuten e 57-te pas nje goditjeje me koke nga nje top i ardhur nga goditja e kendit. Per shtatlartin nga Vlora ky ishte goli i 10-te sezonal. Me pas kur te gjithe mendonin se vlonjatet do te ktheheshin me nje pike te cmuar ne shtepi ishte sulmuesi Sebino Plaku eshte ne shenjestren e Flamurtarit ne merkaton dimerore ai qe vulosi fitoren e 6-te sezonale dhe i coi ne kuoten e 21 pikeve bardheblute kryeqytetas.
Dede Treguam se kush eshte Tirana
Pas takimit trajneret e skuadrave respektive edhe pse ndeshja ka qene mjaft e tensionuar kane qene te kujdesshem ne deklaratat qe kane bere. E kam thene edhe gjate javes qe mund ta ndalnim Flamurtarin. E dinim perafersisht se si do te zhvillohej ndeshja. Une mendoja qe do te mundoheshim te ruanim diferencen e pikeve. Ne ndeshjen qe u zhvillua nuk e vume ne asnje moment ne diskutim rezultatin pavaresisht se na barazuan nga nje goditje standarde besoj se ne e merituam fitoren - tha tekniku i Tiranes Nevil Dede. Me pas numri nje i stolit bardheblu shpjegoi edhe zevendesimin e heroit te ketij takimi. Per sa i perket Plakut mund tju them se e vute re vete qe une besova tek ai deri ne fund. Zevendesimi Ishte me teper per te krijuar nje afrimitet me tifozet. Megjithate eshte e rendesishme qe ai shenoi dhe ekipi fitoi. Normalisht tifozet e Tiranes kane nje specifike te vecante qe duan te jene gjithmone ne avantazh dhe te fitojne gjithmone. Presin nga lojtaret me te mire. Plaku sot ishte nje nga lojtaret me te mire ne fushe - tha Dede. Ne fund te fjales se tij tekniku i skuadres me te titulluar ne Shqiperi vleresoi skuadren qe ka ne dispozicion si dhe perfitoi nga rasti per tu hedhur dorashken e sfides pretendenteve te tjera per titull duke thene Ne treguam se kush eshte Tirana dhe kush eshte Flamurtari. Dihet se cilat jane objektivat tona beme nje pune te mire sot morem tri pike por ka ende ndeshje perpara.
Magani Tani fillon kampionati
Futbolli prandaj eshte i bukur se te ndeshkon dhe te jep frytet e veta ne momente te vecanta. Ne u ndeshkuam - keto ishin fjalet e para te Maganit teknikut te Flamurtarit qe me humbjen e djeshme u dha nje asist te mire ekipeve qe e ndjekin nga pas. Ne konferencen per shtyp Magani tregoi se kish paralajmeruar te tijte per nje takim te forte Ia kam kerkuar gjate gjithe kohes skuadres qe duhet te jete vigjilente sepse ndeshja mbaron kur i bie arbitri bilbilit. Gjithsesi mund te them qe kemi zhvilluar nje 90-minutesh te kenaqshem sepse kemi pasur perballe nje skuader me tradita sic eshte Tirana ne kishim disa mungesa. Duhet te them qe nuk mbaron ketu ne nuk levizim nga objektivat tona kalendari na vjen duke na u lehtesuar tani. Por duhet te jemi shume te kujdesshem pasi tani fillon realisht kampionati. Me tej ne fjalen e tij Magani tregoi se humbja nuk do te ndikoje tek Flamurtari. Sipas teknikut peqinas ekipi kuqezi ka nje kontigjent lojtaresh kampione qe dine shume se si fitohen trofete. Jane edhe 20 takime per tu zhvilluar - e mbylli Magani.
Kategoria Superiore Java 13
Dje
1300 Elbasani-Bylis 3-2
1600 Tirana-Flamurtari 2-1
Sot
1300 Shkumbini-Laci
1300 Vllaznia-Kastrioti
Te henen
1600 Teuta-Skenderbeu
Te marten
1300 Besa-Dinamo
Renditja
Nd. Pike
1 Flamurtari 13 28
2 Skenderbeu 12 25
3 Dinamo 12 23
4 Tirana 13 21
5 Vllaznia 12 18
6 Laci 12 17
7 Teuta 12 15
8 Shkumbini 12 14
9 Kastrioti 12 14
10 Bylis 13 11
11 Elbasani 13 9
12 Besa 12 8
Elbasani eshte penalizuar nga FIFA me ndash3 pikeKategoria Superiore Elbasani mund Bylisin Laze nxjerr ne shitje aksionet e veta
Elbasani fitoi dje 3-2 perballe Bylisit ne ndeshjen hapese te javes se 13-te te Superliges nderkohe qe menjehere pas takimit presidenti Arben Laze ka njoftuar se ka nxjerre ne shitje pjesen e vet te aksioneve. Verdheblute u rikthyen keshtu tek suksesi pas gati dy muajsh duke marre nje tripikesh te cmuar perballe nje kundershtari direkt ne luften per mbijetese. Mbrojtesi Radovic ishte njeriu i fitores se elbasanasve me golin e realizuar ne minuten e dyte shtese. Me pare paten shenuar Xhafa dhe Shoshi per Bylisin dhe Dalipi e Sadiku per Elbasanit. Nderkohe menjehere pas perfundimit te ndeshjes presidenti Arben Laze ka njoftuar nxjerrjen ne shitje te pjeses se vet te aksioneve ne klubin verdhekuq.