Mbyllet fushata parazgjedhore në Istog
Sot mbyllet fushata parazgjedhore në Istog, ku për dhjetë ditë kandidatët për kryetar të kësaj komune kanë shpalosur programin e tyre politik.
Në garën për kryetar të Istogut janë kandidatët e pesë partive. Nga LDK-ja garon zëvendëskryetari aktual i komunës, Haki Rugova; AAK-ja konkurron me Muhamet Shatrin; AKR-ja, e cila në zgjedhjet e 15 nëntorit mbështeti LDD-në, ka kandiduar Ismet Mulajn, PDK-ja - Shasivar Haxhijajn dhe LDD-ja - Rifat Osmanin.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Istogut u shpallen pas vdekjes së kryetarit Fadil Ferati, në janar të këtij viti, pas një sëmundjeje të rëndë.