Kryeparlamentari Krasniqi takon Metën e Ramën

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili po qëndron për një vizitë në Shqipëri, sot ka takuar zëvendëskryeministrin Ilir Meta dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama
Sikur njofton Zyra e Informacionit e Kuvendit, gjatë këtyre takimeve është biseduar për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe në rajon, sfidat me të cilat përballet shteti i ri dhe marrëdhëniet dypalëshe.
“E falënderova për angazhimin e Qeverisë, por edhe angazhimin e tij personal rreth aktiviteteve diplomatike që është duke bërë për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, dhe në këtë drejtim mendoj që zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm, sigurisht që në bashkëpunim edhe me Qeverinë e Kosovës, do të angazhohen në të ardhmen që Kosova të ketë njohje të reja dhe në këtë rrafsh sigurisht që ky aktivitet dhe ky angazhim i sinqertë i Shqipërisë dhe i institucioneve të saj do të sjellë rezultate”, ka theksuar Krasniqi, në një prononcimin për media, pas takimit.
Kreu i legjislativit të Kosovës tha se Kosova në gjithë angazhimin e saj politik gjatë gjithë këtyre viteve ka treguar një tolerancë dhe një gatishmëri për të ndërtuar, me të gjitha vendet e rajonit, marrëdhënie të mira, miqësore, në frymën e vlerave të Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministri e ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë që prej shpalljes së pavarësisë, duke vënë theksin në ndërtimin e shtetit ligjor, të institucioneve demokratike e funksionuese në të gjithë territorin e Kosovës.
Gjithashtu ai vlerësoi kontributin e Kuvendit të Kosovës për integrimin e të gjitha komuniteteve pakicë, përfshirë atë serb, në institucionet e Kosovës.
Më tej, Meta shprehu bindjen se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme duke rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj njohjes së mëtejshme të shtetit të ri.
Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, Meta siguroi se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë edhe në të ardhmen përfshirjen dhe përfaqësimin e Kosovës në të gjitha nismat shumëpalëshe, në kuadër rajonal dhe më gjerë, si dhe në proceset e saj integruese në strukturat euroatlantike.
Krasniqi kishte një takim edhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Rama. “Ishte, si gjithmonë, një kënaqësi e veçantë dhe kjo nuk është një fjalë për protokoll. Por, është një fjalë zemre, që patëm përsëri në mjedisin e punës sonë një mik nga Kosova. Një shok dhe një vëlla, si të gjithë ata që na vizitojnë kur vijnë nga ana tjetër e kufirit dhe me të cilët s’kemi asnjëherë dallime, që kemi këtu mes nesh. Janë për ne të gjithë miq dhe vëllezër të çmuar”, është shprehur Rama, pas takimit.
Kryekuvendari Krasniqi sot mori pjesë dhe foli në një veprimtari të Forumit Politik, në temën “Balancet e reja në Ballkan - E ardhmja evropiane”, në të cilën merrnin pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, politikanë, përfaqësues të trupit diplomatik të akreditur në Shqipëri, analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medias.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kuvendit, fjala e Krasniqi u prit me interesim të veçantë nga të pranishmit.
Kryetari i Parlamentit të Kosovës bëri një vizitë edhe në familjen e dëshmorit të kombit, Endrit Cara, në Kavajë, i cili u flijua për lirinë e Kosovës.