E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet greva, hapen pikat kufitare të Greqisë

SHKUP- Pikat kufitare me Greqinë janë normalizuar dhe janë të kalueshme pas ndërprerjes së grevës së doganierëve grek mëngjesin e sotem.

Autoritetet greke informuan se greva e nisur dy ditë më parë është mbyllur rreth orës 06.00 të mëngjesit dhe se sërish është normalizuar lëvizja e lirë në të gjitha pikat kufitare me Maqedoninë.

Doganierët greke nisën grevën në shenjë proteste kundër masave të kursimit si dhe shkurtimeve të rrogave dhe punonjësve në sferën e doganës.

Greva e zhvilluar ka paralizuar pikat kufitare, duke shkaktuar pritje të gjata dhe tollovi nëpër kufi, kryesisht në vendkalimin kufitar Bogorodicë. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›