Mbyllet hetimi per Spahiun

Pas gjashtë mbledhjesh komisioni parlamentar hetimor që ka marrë nën hetim veprimtarinë e nënkryetarit të dorëhequr të KLD-së Kreshnik Spahiu i ka mbyllur hetimet.
Kryetari Enkelejd Alibeaj, njoftoi antarët e komisionit për mbërritjen në protokollin e kryesisë së Parlamentit të dokumentacionit të kërkuar për veprimtarinë financiare të KLD-së.
“Ka mbërritur dokumentacioni shkresor që ka të bëjë me mënyrën e menaxhimit të fondeve financiare që nga buxheti i shtetit i janë dhënë KLD-së në periudhën 2009 2012. Dokumentacioni ka të bëjë me lëvizje financiare në valutë, në lekë, me mjete financiare, me shpenzimet për karburantin, blerjen e mjeteve të telekomunikacionit, etj. Tani mbetet konkluzioni i hetimeve”, deklaroi Alibeaj.
Do të jetë data 27 shkurt kur ky komision do të miratojë raportin përfundimtar, i cili do t’i vihet në dispozicion deputetëve.
Pavarësisht se zoti Kreshnik Spahiu ka dhënë dorëheqjen, Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij ka preferuar ta cilësojë Spahiun si nënkryetar të KLD-së dhe pastaj do të jetë Parlamenti që do ta votojë.