E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbyllet mbledhja e kryesisë së PS, ja çfarë u diskutua

Është mbyllur pas rreth dy orësh mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste.

Pas mbledhjes, kryeministri Rama zbardhi detaje në lidhje me diskutimet, në një deklaratë për mediat.

Ashtu siç ishte parashikuar, në mbledhjen e socialistëve është diskutuar mbi buxhetin e miratuar të vitit 2023 dhe organizimi i takimeve me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

“Kemi bërë një diskutim mbi buxhetin që sapo kemi mbyllur. Kemi bërë një diskutim mbi ecurinë e dialogut me qytetarët, dhe sesi këto të dyja bashkohen me njëra tjetrën për të mbyllur vitin dhe projeksionin e vitit të ardhshëm, ku një moment shumë i rëndësishëm janë zgjedhjet vendore.”- tha kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›