E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet me 21 teplagosur protestae vreshtareve

RAHOVEC- Mbaroi me 21 te plagosur e pa zgjidhje protesta e vreshtareve te Rahovecit qe rrezikojne te humbin 10 milione euro nga prodhimi i ketij viti. Pa arritjen e ndonje zgjidhjeje per prodhimet e tyre vreshtaret e Rahovecit kane nderprere protesten qe po e mbanin ne qender te qytetit.

Vreshtaret dhe banoret e Rahovecit te cilet kane protestuar te premten me ore te tera kane kerkuar nga Qeveria e Kosoves dhe kompania Stone Castle qe tu krijojne nje vend per grumbullimin e rrushit. Protesta doli nga kontrolli dhe si pasoje jane lenduar 21 vreshtare dhe banore te Rahovecit.

Kryetari i Shoqates se Vreshtareve Labinot Shehu ka konfirmuar nderprerjen e protestes por ka paralajmeruar se nese nuk do te behet nje zgjidhje deri te henen protestat e vreshtareve do te fillojne perseri dhe ato do te jene me masive.

e.n/rel/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›