E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surroi Dialogute nxise Serbinete njohe Kosoven

LONDER - Konflikti me Serbine duhet te mbaroje procesi i negociatave duhet te shtyje Serbine qe ta njohe realitetin e ri qe eshte pavaresia e Kosoves. Keshtu ka deklaruar dje politikani kosovar Veton Surroi ne nje interviste dhene BBC-se. Ne keto dy vite Kosova me shume eshte udhehequr fatmiresisht prej shteteve te forta te cilat kane pasur nje ide se ku po duan ta cojne por nuk eshte udhehequr nga nje ide vetjake e Kosoves se nga deshiron te shkoje ajo - tha ai. Lidhur me karakterin politik apo teknik te bisedimeve Surroi tha se nuk ka gje teknike ne marredheniet mes Kosoves dhe Serbise. Edhe nje ceshtje si ta zeme shtrirja e nje kablli te rrymes elektrike eshte ceshtje politike jo teknike - shtoi ai. Surroi theksoi se nuk ka nje realitet te ri dhe nuk ka ndonje domethenie te jashtezakonshme rezolute per Kosoven. Sipas tij ajo e ka domethenien e vet ne kuptimin e zhvendosjes se kontekstit te OKB-se dhe vendosjen e kontekstit te marredhenieve Kosove-Serbi aty ku e ka vendin ne Bashkimin Europian aty ku nje dite Kosova dhe Serbia do te jene anetare me te drejta te barabarta e fuqiplota.
s.g/Balkanweb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›