E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet ne diten e saj te katert protesta e banoreve te Orikumit dhe Dukatit

Per me shume se kater dite pa funksionuar Bashkia e Orikumit iu kthye normalitetit pas takimit qe kryetari i bashkise Kanan Braho ka bere me banoret e Dukatit dhe Orikumit. Si cdo dite edhe dje banoret kane pritur qe te vije ne pune administrata e bashkise si dhe vete kryetari i saj. Pas kater dite protestash Braho i eshte pergjigjur pyetjeve te banoreve rreth tokave qe ata pretendojne ne krahinen e Dukatit. Ai tha se ishte ne krye te ketij komuniteti dhe ishte i vendosur per te cuar deri ne fund problemin madhor te pronave. Do te doja qe kjo histori te marre fund - u shpreh Braho. - Kam vepruar ne perputhje me ligjin dhe neser pritet qe nje grup ekspertesh te filloje bisedimet me ju per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Me mirebesim ne duhet te ndjekim kete ceshtje deri ne zgjidhje. Une i bej thirje kryeministrit qe ta trajtoje me seriozitet dhe respekt kete ceshtje qe nuk eshte e thjeshte dhe te cilen jemi te vendosur qe ne baze te ligjit ta zgjidhim. Nderkohe banoret e Dukatit kane diskutuar dhe kane kerkuar zgjidhjen e menjehershme nga te gjitha strukturat e qeverise. Ne te kundert ata jane shprehur se do tiu kthehen serish protestave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›