E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbyllet numërimi në 7 qarqe/ PS dominon në rang vendi, ku doli PD doli forcë e parë

Ka përfunduar numërimi i votave në 7 qarqe të vendit, ndërkohë që vijon në 5 të tjera.

Berat PS fiton me 57.64 % te votave, PD merr 30.47 % të votave.

Përkthyer në mandate PS merr 5 mandate, PD merr 2 dhe fut në Parlament vetëm kandidatët e listës së mbyllur.

Dibër PS fiton me 56.19 % të votave, PD merr 38.09 % të votave.

REZULTATE LIVE 

Përkthyer në mandate PS merr 3 mandate, PD merr 2 dhe fut në Parlament vetëm kandidatët e listës së mbyllur.

Elbasan PS fiton me 60.48 % të votave, PD merr 29.49 % të votave.

Përkthyer në mandate,  PS merr 10 mandate, PD merr 4 dhe fut në Parlament 4 nga kandidatët e listës së mbyllur. Mbetet jashtë kandidati i listës së mbyllur Aurel Bylykbashi.

Korçë PS fiton me 54.33 % të votave, ndërsa PD ka marrë 34.57 % të votave.

Përkthyer në mandate, PS merr 6 mandate, ndërsa PD 4.

Kukës, PD fiton me 52.95 % të votave, ndërsa PS ka marrë 30.68 %.

Përkthyer në mandate,  PS merr 1 mandat, PD 2.

Lezhë PD fiton me 45.13 % të votave, PS merr 42.23 %.

Përkthyer në mandate, PD merr 4 mandate, PS 3.

Vlorë, PS fiton me 58.72 % të votave, ndërsa PD merr 26.62 % të votave.

Përkthyer në mandate PS merr 8 mandate, PD merr 4 dhe fut në Parlament vetëm kandidatët e listës së mbyllur.

Vijon numërimi në Durrës ku PS udhëheq me 52.04 %të votave, ndërsa PD ka marrë 39.57 % të votave, Fier ku PS udhëheq me 62.69 % të votave, ndërsa PD ka marrë 25.81 % të votave. Gjirokastër ka mbetur për tu numëruar vetëm një kuti, ku PS deri tani ka marrë 62.23 % të votave, ndërsa PD 29.51 % të votave. Shkodër kanë mbetur për tu numëruar edhe dy kuti, ku aktualisht kryeson PD me 40.01 %, ndërsa PD ka marrë 37.64 % të votave. Tiranë janë numëruar 1121 kuti nga 1282. Deri tani PS kryeson me 47.62 % të votave, ndërsa PD me 35.35 % të votave.

Sipas projeksioneve, nga 1 mandat kanë siguruar partitë e vogla, Koalicioni Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë. PSD 3 mandate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›