E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet numërimi në Berat, PS merr 57% të votave, PD 30%! Si renditen partitë e tjera

Ka përfunduar numërimi i kutive në qarkun e Beratit.

PS ka fituar me 57.64 % (36863 vota), e ndjekur nga PD me 30.47 % (19486 vota).

Në vend të tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 7.12 % (4555 vota), ndërsa në vend të katërt Partia Mundësia me 2.12 % (1359 vota).

Përkthyer në mandate, PS merr 5 mandate, PD 2.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›