E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet numërimi në njësinë administrative Pojan, kryeson PS

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Pojan të Bashkisë Maliq, ku Partia Socialiste ka dalë bindshëm në vend të parë me 2762 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike me 1743 vota, ndërsa Partia Socialdemokrate ka siguruar 391 vota.

Kandidati i pavarur Llapaj ka marrë 239 vota, ndërkohë që subjekti “Mundësia” ka grumbulluar 64 vota, “Lëvizja Bashkë” 24 vota dhe subjektet e tjera së bashku kanë marrë 31 vota.

Numri i fletëve të pavlefshme ka qenë 222.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›