Mbyllet numërimi në shumë bashki, ja fituesit
Partia Socialiste ka fituar bashkinë e Kavajës, e njohur si një ndër zonat bastione të Partisë Demokratike.
Mbyllja e numerimit ne kete zone ka nxjerre ne krye kandidatin e Partisë Socialiste, Elvis Roshi me 6008 vota, kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike, Refik Rrugia, i cili ka marrë 5128 vota.
Bashkia e Pogradecit i ka mbetur gjithashtu PS-se, ku mbyllja e numerimit ka rikonfirmuar ne krye te bashkise kandidatin e Aleancës për të ardhmen Artan Shkëmbi. Ai ka marre 7580 vota, nderkohe qe rivali i tij ne kete gare vendore, Topçiu ka marrë 5837 vota.
Socialistet kane marre edhe Bashkinë e Konispolit, ku fituese është shpallur kandidatja e Partisë Socialiste, Mimoza Arapi nga Aleanca për të Ardhmen. Ajo ka marrë 1570 vota, ndërsa kandidati Partisë Demokratike, Petrit Mullaj ka marrë 1300 vota.
PD-ja ka fituar bashkinë e Librazhdit. Kandidati i “Aleances per qytetarin” Shefki Çota ka fituar me 2311 vota.
Fitoret deri tani
Aleanca për të ardhmen, sipas të dhënave të KQZ-së ka fituar në këto bashki; Ballsh, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Ura Vajgurore, Krume, Rubik, Ersekë, Himarë, Sarandë, Burrel, Kavaje
Ndërkohë, Aleanca për qytetarin; Lezhe, Bilisht, Kukes, Bajram Curri, Peshkopi, Fushe Arrez, Puke, Leskovik, Delvine, Bulqize, Librazhd