E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Basha do ta përmbysë rezultatin

“Në një numër të konsiderueshëm qendrash votimi në Tiranë, kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha ka rritur të përmbysë rezultatin duke i fituar ato”, tha ai.

Sipas tij, "kjo çon në pritshmërinë se kjo prirje pozitive do të vazhdojë dhe jemi optimist për rezultatin përfundimtar".

"Megjithatë nisur nga fakti se vetëm 15% e kutive të votimit janë numëruar, PD ripërsërit thirrjen drejtuar të gjithë numëruesve të vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre më perkushtim dhe respekt në përputhje të plotë me ligjin, duke garantuar kështu numërimin e saktë të çdo vote të hedhur nga qytetarët e Tiranës”, përfundoi Bumçi. /Start/

                                                                                             2011-05-09 18:35
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›