Mbyllet pas 11 vjetësh në treg gazeta "Tema"

Mbyllet gazeta "Tema" e Mero Bazes. Pas 11 vjetësh kjo gazetë mbyllet dhe pronari i saj Mero Baze në një editorial ka shpjeguar se mbyllja bëhet për shkak të sulmeve të qeverisë. Ai sqaron më tej se kontrollet selektive financiare dhe presionet që nisin me bilancet e gazetës prej viti 2004 po ashtu e kane forcuar klimën armiqesore ndaj tyre.
"Pas një përpjekjeje për të mbijetuar pas me shumë se një viti në kushtet e bllokimit arbitrar prej policisë dhe shkatërrimit të investimeve të saj situata financiare ka kaluar kufijte e mbijetesës"- thuhet në shkrimin e botuesit Mero Baze me titull "Një fund, por jo fundi për lirinë e medias".