Britania, rrit nivelin e alarmit për çështjen e sigurisë
Britania e ka rritur nivelin e alarmit të sigurisë ndaj akteve terroriste që mund të ndodhin në terroritorin e saj administrativ. Lajmi është dhënë gjatë një interviste të
ministrit të brendshëm, Alan Xhonson, i cili e ka përkufizuar situatën aktuale në Britani si një situatë tepër serioze.
"Qendra e anti-terrorizmit në Britani e ka shtuar nivelin e alarmit për akte terroriste, fakt që tregon se mundësitë për një sulme terroriste janë tepër të larta. Kjo nuk do të thotë që ne jemi në pritje të sulmeve por situata është mëse serioze."- ka pohuar ministri i brendshëm britanik.
Përsa i përketë nivelit të alarmit, administrata policore e ka rritur atë nga grada 4 në
gradën 5, që do të thotë është rritur rrezikur për sulme terroriste. Madje në rast sulmi, ky i fundit do të ishte i paevitueshëm.
Britani në fund të muajit janar me datë 28 do të presë një konferencë në të cilën do të trajtohen strategjitë e reja përsa i përket të ardhmes së Afganistanit. Në këtë konferencë do të diskutohet mundësitë e transferimit gradual të pushtetit nga forcat aleate tek qeveria vendase. Në këtë organizim për Afganistanin do të jenë të pranishëm presidentit i shtetit islamik Hamid Karzai, sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton.