E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet pas dy ditësh çarja e argjinaturës në Spiten-Tale


TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Pas dy ditëve punimesh intensive dhe ndërhyrjes së koordinuar të forcave të ushtrisë, bashkisë Lezhë dhe subjekteve private, është arritur mbyllja e çarjes së argjinaturës në zonën e Spiten-Tale, e cila shkaktoi përmbytje në zonën e lagunës së Vainit.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se ndërhyrja ka qenë ndër më sfidueset në këtë zonë.

“Jam këtu me të gjithë aktorët dhe kontributorët e kësaj punë kaq të madhe që u bë me izolimin e çarjes së argjinaturës së kanalit kryesor në Spiten-Tale, e cila krijoi një situatë të pazakontë. Ne kemi qenë gjithë kohës në krye të detyrës.

“Një kombinim i jashtëzakonshëm mes bashkisë, bordit të kullimit, ushtrisë, emergjencave civile si dhe kompanive private. Të gjithë firmat kanë vënë në dispozicion mjete, kamionë, për të ardhur deri këtu. Banorët të rrinë të qetë se ne jemi në krye të detyrës”, tha Ndreu.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›