E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbyllet seanca e Kuvendit, Spiropali: Cenohet nga teatraliteti e nga dhuna e sforcuar

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë mbylli sot përfundimisht seancën, pas debateve të krijuara mes mazhorancës dhe opozitës, ku deputetja Ina Zhupa iu drejtua me fjalë ofenduese deputetit socialist Erion Braçe.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se “lëreni teatrin me qytetarët, tregojini atyre që sot opozita ju nxori nga salla për shkak se nuk keni mundësi të jepni llogari dhe t’i ktheni përgjigje kërkesave për interpelancë”.

“Ogerta le të fshihet edhe 7 ditë, mund të merrni masa edhe për kolegë, këtu ka shumë deputetët të opozitës, ajo do të mbajë përgjegjësi një më një”, tha Bardhi.

Duke iu drejtuar kryeparlamentares Spiropali, Bardhi tha se “sot pamë që ti nuk je as kryetare e Kuvendit, të vazhdosh debatin me ju është humbje kohe”.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh se “nuk jemi shmangur ndonjëherë për të ndenjur këtu e për të diskutuar edhe me orë të tëra dhe me ditë të tëra si për buxhetin e gjithçka tjetër. Kur seanca cenohet seriozisht nga teatraliteti nga dhuna e sforcuar, gjuha e urrejtjes e degradimi e nuk kemi më pika të rendit të ditës sigurisht që seanca do të mbyllet”.

“Uroj që të diskutojmë me më shumë e përgjegjësi në seancën e radhës ku do të keni më shumë mundësi për të folur si për marrëveshjet edhe ligjin e gjobave që u konsumua koha më madhe në seancën sotme. Seanca e radhës do t’u njoftohet”, tha Spiropali.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›