“Mbyllni sytë e hidheni votën në kutinë 5”, Rama thirrje demokratëve të votojnë PS: U jepni fëmijëve pasaportën evropiane

Demokratët më 11 maj kanë katër mundësi, sipas kryeministrit Edi Rama. Të votojnë opozitën dhe ta hedhin votën kot, të mos votojnë, të zgjedhin partitë e reja dhe mundësia e fundit, “të mbyllin sytë” e të votojnë për PS, pasi sipas kryeministrit Edi Rama duke votuar Partinë Socialiste fuqizojnë Shqipërinë në negociatat me BE.
Meszhi i Ramës në Facebook
NJË PRIND DEMOKRAT NË 11 MAJ MUND:
A) Ta hedhë votën në kënetë! Kot. Gjynah.
B) Ta hedhë votën në ndonjë nga ato moçalet e reja plot me kushërinj të kënetës. Kot. Gjynah.
C) Të mos e hedhë askund. Gjynah edhe kjo, po gjysma e të keqes.
OSE pastaj mund të bëjë gjënë e duhur, për vete dhe Shqipërinë: Të mbyllë sytë, e ta hedhë në kutinë 5, ku jam unë dhe PS.
E di që s’është ndonjë kënaqësi e madhe për një demokrat. Por ama është një kontribut dhe përfitim i madh, sepse:
1) Nuk e çon votën kot po e jep për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian.
2) U jep fëmijëve të vet pashaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE