Mbytet anija me emigrantë në Greqi, raportohet për një viktimë

Një anije me emigrantë është mbytur gjatë natës në zonën detare në jug të Gavdos.
Nuk dihej se sa njerëz ndodheshin në anije, ndërsa dy anije patrullimi, anije të rojes bregdetare, një helikopter i Forcave Ajrore dhe një helikopter i Marinës, ndërhynë për t’i ardhur në ndihmë emigrantëve.
Ndërkohë raportohet për një viktimë, ndërsa 37 të tjerë janë shpëtuar.
Autoritetet kanë vijuar operacionin për t’i ardhur në ndihmë emigrantëve, ndërsa disa prej tyre rezultojnë të zhdukur.