E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbytet një i ri në Lagunën e Patokut, shoku i tij shpëton, policia dhe RENEA gjejnë turpin e të miturit

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të enjte (24 korrik) në Lagunën e Patokut, në Kurbin. Dy të rinj kanë hyrë të lahen, por fatkeqësisht njëri prej tyre është mbytur, ndërsa tjetri është nxjerrë në gjendje të rënduar.

Pas kërkimeve nga Policia e Kurbinit dhe polumbarët e RENEA-s është gjendur trupi i pajetë i 16- vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse procedurale dhe është duke mbledhur dëshmi nga persona që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, për të zbardhur rrethanat e saj.

Laguna e Patokut është një destinacion i frekuentuar gjatë verës për bukuritë natyrore dhe freskinë e saj, por mungojnë vrojtuesit dhe sinjalizuesit për rrezikun që mund të ketë në zona të ndryshme të këtij rezervati natyror.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›