E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet pushuesi nga Kosova, shpetojne tre te tjere

Nje pushues nga kosova, eshte mbytur rreth ores 10.00. paraditen e se dieles ne plazhin e Durresit. Ngjarja ka ndodhur tek sektori Apollonia, 1 km larg nga Ura e Dajlanit. 23 vjecari Jaher Kabashi nga Prizreni ka qene duke u lare ne det bashke me vellain e tij dhe dy shoke te tjere. Kater te rinjte jane futur ne det tek vendi ku deri nje dite me pare gjendej anija "Emilie", e cila qendronte ne breg prej afro tre muajsh, pasi doli aty nga cektina.

Te shtunen ne mbremje anija eshte larguar nga ky vend, e ndihmuar edhe nga batica, por ajo kishte krijuar nje kanal deri ne 6 metra thellesi. Aty duket se kane rene menjehere kater te rinjte nga Kosova, cka ka shkaktuar mbytjen e Jahmir Kabashit. Pushuesit aty prane nxituan te japin ndihmen e tyre duke shpetuar tre te rinjte e tjere.

Ne spital u dergua vellai i viktimes Kujtim Kabashi si dhe shoku i tyre Leonard Beqiri. Trupi i pajete i 23 vjecarit u transportua me nje pedaline deri ne kalaten zero te portit, aty ku gjendet policia kufitare dhe me pas autoambulanca e spitalit e dergoi ate ne morg.
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›