E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet,Vasili: PS tidrejtohet vetë VeneciasLutaj: Nuk ia lejon ligji

TIRANË- Ndonëse debatet për fletët e votimit u duk se u erdhi fundi me hapjen e dritës jeshile ku PS konfirmoi se fatin e tyre e lë në dorë të Komisionit të Venecias, ajo që duket se do të sjellë përplasjet e radhës është se kush duhet ti drejtohet këtij komisioni. Nënkryetari i LSI njëkohësisht edhe minstër i Shëndetësisë Petrit Vasili deklaroi se Komisionit të Venecias duhet ti drejtohet vetë PS pasi është ajo që sipas Vasilit ka kontestime me zgjedhjet. Gjithashtu Vasili u shpreh se akuzat e ndërsjellta për korrupsion mes PS dhe PD nuk i shërbejnë vendit dhe u këkroi palëve të bashkëpunojnë pa humbur kohë për reformë zgjedhore.

“LSI vlerëson se konfrontimet e egra dhe denigruese nuk sjellin progresin dhe zhvillimin e pritur nga shqiptarët. Vendi ka sot nevojë për një bashkëpunim konstruktiv, për shumë energji pozitive. Kushdo që ka ankesa i drejtohet Komisionit të Venecias. Nuk e kuptj pse PS i shmanget një rruge të tillë”,- u shpreh Vasili.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i PS. Deputeti Pirro Lutaj u shpreh se Vasili nuk i njeh mirë ligjet se si funksionin Komisioni i Venecias të cilit nuk i drejtohet dot një parti politike por presidenti dhe kryetarja e Kuvendit.
“Komisioni i Venecias është një arbitër ndërkombëtar vërtet i pavarur dhe funksionon në bazë rregullash të qarta. Ju zoti ministër pjesën e rregullave nuk e kuptoni dhe nuk keni faj, se i shërbeni një qeverie që nuk njeh as rregulla as ligje. Një parti politike nuk i drejtohet dot Komisionit të Venecias, prandaj nëse pushteti ka vullnet për të zgjidhur krizën le ta fillojë me ngritjen e komisionit hetimor dhe hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, e më pas kuvendi ose presidenti ti drejtohet Komisionit të Venecias",- u shpreh Lutaj.

Por deputeti Lutja i kujtoi Vasilit se edhe ai vetë është i përfshirë në tendera, duke i përmendur kështu përfitimet e kushëririt të tij
“Sa tendera ka përfituar kushëriri juaj në kohën që jeni ju ministër? Ai ka përfuar tendera të ndjeshëm dhe i janë shumëfishuar fitimet e tij në ambientet e ministrisë së Shëndetësisë”,- shton Lutaj.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›