Mbytja e emigrantëve në det, partia opozitare greke kërkon zbardhjen e ngjarjeve tragjike

Anëtari përgjegjës për politikat e imigracionit të partisë kryesore opozitare në Greqi, Aleancës së Majtë Radikale (SYRIZA), Giorgos Psychogios ka kërkuar një hetim lidhur me lajmet që bazohen në deklaratat e dëshmitarëve se të paktën 43 emigrantë të parregullt humbën jetën në 15 incidente gjatë 3 viteve si pasojë e kthimit prapa nga autoritetet greke.
“Ne kërkojmë hetim gjithëpërfshirës, përgjigje, llogaridhënie. Ne u kushtojmë rëndësi jetës së njerëzve. Nuk mund të mësohemi me humbjen e jetëve”, tha ai për BBC. Psychogios theksoi se partia e tij ka kërkuar edhe më parë zbardhjen e pretendimeve të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë ngritur çështjen lidhur me rojet bregdetare greke vitet e fundit.
Pak ditë më parë disa dëshmitarë flotën për median britanike BBC, duke thënë se forcat detare greke të mbrojtjes së kufirit kishin shpëtuar shumë emigrantë dhe më pas i kishin lënë ata përsëri në det në gomome që ishin të vogla ose ishin të shfryra, për të cilat ata thanë se mund të ishin carë më parë nga autoritetet greke.
/RTSH/