Mc Kresha: Faleminderit për lirinë

Reperi nga Mitrovica, Kreshnik Fazliu - MC Kresha, ka përkujtuar përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
"Sot 15 vite Epopeja e UÇK-së... Lavdi dëshmorëve të kombit. Faleminderit për lirinë!", ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Mc Kresha ka lënë pas një vit të suksesshëm, i cili u karakterizua me publikimin e albumit të tij të ri, titulluar “Air Force 1″, dhe realizimin e videoklipit “”Çok Güzel”. /Indeksonline/