E Diel, 1 Nëntor 2026

Mc Kresha i futet politikës, anëtarësohet në Partinë Demokratike të Kosovës

MITROVICE- Reperi i njohur shqiptar, Mc Kresha anëtarësohet në Partinë Demokratike të Kosovës, (PDK).

Kreshnik Fazliu, emri i artit i të cilit është Mc Kresha, ka shfrytëzuar pikërisht degën në qytetin e tij Mitrovicën, për t’iu bashkuar partisë më të madhe në Kosovë.

Bashkë me të, edhe 1598 të rinj mitrovicas iu bashkuan PDK-së, ndërsa konfirmimin për anëtarësimin e reperit e konfirmoi vet ish-reperi dhe ministri Memli Krasniqi, i cili vjen nga radhët e PDK-së.

“Edhe zyrtarisht, Mc Kresha anëtarësohet në PDK. Bashkë me të edhe 1598 të rinj e të reja të Mitrovicës. Krenar”, u shpreh Memli në Twitter. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›