E Shtunë, 31 Tetor 2026

McCain: Qe pas humbjes fle dhe qaj si femije!

Nuk e ka shqetesuar aspak disfata ne zgjedhjet presidenciale kandidatin John McCain.

Ne intervisten e tij te pare televizive pas zgjedhjeve, senatori i Arizones nuk e kishte humbur sensin e humorit kur tha se qe kur ishte mundur nga Obama, ai kishte fjetur si nje foshnje.

"Fle per dy ore, zgjohem dhe qaj, pastaj perseris te njejten gje," tha ai me shaka.

I pyetur ne emisionin “The Tonight Show” te Jay Leno, se perse i kishte humbur zgjedhjet, senatori u pergjigj: Mendoj se per shkak te personalitetit tim. Ose ndoshta se shume njerez me kane pare ne studion tende.

Persa i perket presidentit Obama, McCain tha se e vleresonte, se ai eshte njeri i mire dhe ai i duhuri per postin qe fitoi. 

 Palin, frymezoi njerez

John McCain ka shfajesuar ne media edhe kandidaten per zevendespresidente, Sarah Palin per humbjen ne zgjedhje.

“Ajo frymezoi njerez dhe vazhdon ende ta beje kete. Palin mund te luaje nje rol te rendesishen ne jeten politike te ketij vendi”, u shpreh McCain. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›