Nje laik fiton zgjedhjet per bashkine e Jeruzalemit

Qyteti me fetar ne bote do te drejtohet nga nje laik.
Nje politikan jofetar ka mundur nje rabin ultraortodoks ne zgjedhjet per kryebashkiakun e ri te Jeruzalemit.
Nir Barkat fitoi 52% te votave kundrejt rivalit Meir Porush qe mori vetem 43%, njoftoi ministria e Brendshme.
Fushata ishte e ashper dhe u shoqerua me tensione mes hebrejve besimtare e laike. Pas fitores Barkat premtoi te jete kryebashkiaku i te gjitheve. "I di sfidat qe me dalin perpara, por do te punojme bashke per te miren e qytetit”, tha Barkat.
Fitorja e 49 vjecarit i jep fund sundimit 5 vjecar te kryebashkiakut ultra-ortodoks Uri Lupolianski.