McLaren lajmeron modifikime te reja

Martin Whitmarsh, “bosi” i skuadrës anglo-gjermane, u shpreh optimist dhe i bindur se diferenca me rivalët për titull do të ngushtohet shumë shpejt. Kjo është hera e dytë që McLaren-i ndryshon brenda pak ditësh programin e tij.
”Shigjetat e agjendta” investuan në rikonceptimin total të makinës dy javë përpara fillimit të Botërorit, pas paraqitjeve të para zhgënjyese në testimet dimërore. Rezultatet ishin të dukshme dhe McLareni ishte ndjeshëm më i shpejtë se Ferrari në Australi, por mbetet ende pas Red Bullit.
”Gara e parë në Australi ishte një pikënisje e mirë”, deklaroi Hamilton. “Nuk e kishim menduar se do të ishim kaq të fortë që në garën e parë të sezonit.
Është e qartë që Botërori është shumë i gjatë dhe i vështirë, prandaj duhet të përpiqemi të fitojmë sa më shumë pikë në çdo pistë. Kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë dhe do të ketë të reja që në garën e ardhshme”.