McLeish mbetet në Birmingham

Menaxheri i Birmingham Cityt, Alex McLeish, është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re afatgjate me klubin.
McLeish ka zhvilluar bisedime rreth vazhdimit të qëndrimit në Birmingham. Ish selektori i Skocisë udhëhoqi Birminghamin drejt promovimit në Premierligë sezonin e kaluar, ndërsa ekipi aktualisht gjendet në pozitën e tetë dhe ka kaluar në çerekfinale të FA Cup.
“Jemi takuar, kemi biseduar me drejtuesit e klubit. Nuk kemi folur për shifra, por për gjërat në përgjithësi. Ishte takim i mirë”, tha McLeish.