Woods kërkon falje

Tiger Woods ka kërkuar falje të plotë dhe të sinqertë për mashtrim ndaj gruas së tij. Golfisti numër një në botë ka folur publikisht për herë të parë prej shpërthimit të skandalit rreth jetës private të tij, në nëntor të vitit të kaluar.
“Isha i pabesë, kam pasur lidhje të fshehta, dhe kam mashtruar. Ajo çfarë kam bërë ishte e papranueshme”, ka thënë Woods. “Kam lënduar gruan time, fëmijët e mi, nënën time, familjen e gruas, shokët e mi, fondacionin tim dhe fëmijët në mbarë botën të cilët më adhuronin”, shtoi ai.
Woods nuk përjashtoi mundësinë e rikthimit në golf këtë vit por theksoi se nuk ka caktuar ndonjë datë, duke shtuar se do të vazhdoj terapinë për problemet e tij.
Duke u kthyer tek çështjet e tij personale, ai tha: “Është vështirë ta pranoj se më nevojitet ndihmë por ashtu është. Për 45 ditë nga fundi i dhjetorit deri në fillim të muajit shkurt kam qenë në terapi duke marr udhëzim rreth çështjeve me të cilat jam përballur. Më pret rrugë e gjatë por kam bërë hapat e parë në rrugën e drejtë” u shpreh ai.
Woods foli për më tepër se 13 minuta, duke iu drejtuar 40 personave në dhomë të TPC Sawgrass në Florida. Prezent ishin nëna e tij, shokë, kolegë dhe bashkëpunëtor të ngushtë. Gruaja e tij Elin, nuk ishte prezent.