Më 1 Shtator ndërrohet kreu i KFOR-it
PRISHTINë- Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli, Admirali Mark Fitzgerald (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) do ta dorëzojë komandën e KFOR-it nga Lejtnant Gjeneral Markus Bentler (Gjermani) te Gjeneral Majori Erhard Bühler (Gjermani) të mërkurën, më 1 shtator, në Prishtinë, bëri të ditur Zyra për marrëdhënie me media e KFOR-it.
Gjenerali Bentler gjatë kësaj jave është pritur në takime lamtumire nga drejtuesit më të lartë të vendit, të cilët e falënderuan për kontributin dhe punën e palodhur si komandant i KFOR-it në një periudhë të rëndësishme për Kosovën, duke i uruar sukses në karrierën e tij të mëtejshme.
(d.b/BalkanWeb)