Ministri j Jashtëm gjermanviziton sot Kosovën
PRISHTINE- Minisitri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervele, viziton sot Kosovën. Diplomati gjerman do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit, ndersa është parashikuar edhe mbajtja e një fjalimi në Kuvendin e Kosovës. Gjate ndalesës së tij ministri i Jashtëm gjerman Guido Vestervele do të takohet edhe me trupat gjermane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Kosova është ndalesa e fundit në turneun diplomatik të shefit të diplomacisë gjermane në Ballkan. Një ditë më parë Vestervele vizitoi Beogradin ku zhvilloi takime me lideret kryesore serbe, ndërsa i bëri thirrje Beogradit të pajtohet me pavaresinë e Kosovës, pasi ajo është tashmë realitet. Vestervele kërkoi fillimin e dialogut praktik mes Prishtinës dhe Beogradit.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)