E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Me 15 nentor do te perdorim kutite e 28 qershorit"

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, reagoi dje ndaj deklaratave te kreut te PS-se, Edi Rama, duke thene se Kodi Zgjedhor parashikon djegien e fleteve te votimit te perdorura ne zgjedhjet e fundit, ne menyre qe kutite te jene gati per zgjedhjet e pjesshme vendore dhe per procesin e zgjedhjeve te pergjithshme lokale. Ne nje reagim pas deklaratave te Edi Rames, i cili tha se nuk duhet te preken kutite e votimit te 28 qershorit pasi keshtu zhduken provat e manipulimeve, kreu i KQZ-se Ristani tha se Kodi parashikon asgjesimin e materialeve zgjedhore pas certifikimit te rezultatit dhe ne perfundim te fazes se ankimimeve ne Kolegjin Zgjedhor. "Asgjesimi i materialeve zgjedhore eshte nje procedure qe parashikohet ne Kod, kjo behet me vendim zyrtar sipas nevojave. Kutite duhet te jene bosh per zgjedhjet e pjesshme dhe zgjedhjet e pergjithshme lokale. Ne rast se do na duhen kutite e 28 qershorit sigurisht qe do t'i perdorim",-tha kreu i KQZ-se, Arben Ristani, duke shtuar se sipas dispozitave ligjore ne Shqiperi, 28 qershori eshte nje proces i mbyllur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›