E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet hoteli, plagosen dy nxenes

Kavaje- Shembja e katit te dyte te nje hoteli ne Golem te Kavajes, pak metra larg bregdetit, per pak sa nuk e ka kthyer ne tragjedi ekskursionin e 52 nxenesve dhe dy mesuesve nga Gjilani i Kosoves. Ndersa ishin duke fjetur gjume, dy nga dhomat dhe tualetet e katit te dyte te godines 5-kateshe "Elisio" jane shembur. Para ngjarjes mesohet se eshte degjuar nje shperthim, qe dyshohet se ka qene i bolierit te dushit. Per pasoje jane plagosur me rende dy prej nxenesve dhe kane marre lendime tre te tjere. Policia e Tiranes qe po heton ngjarjen, shoqeroi stafin e hotelit te perbere prej tre personash, pronarin e tij dhe inxhinierin qe kishte ndjekur punimet. Burime zyrtare te policise thane se ngjarja eshte shenuar rreth ores 07:45 dhe ekspertet kane konstatuar se shembja ka ardhur si pasoje e bolierit, qe ka qene i boshatisur dhe ne kontakt me korrentin.

Ngjarja

Pasditen e se dieles nje autobus me 52 persona ne bord ka zbarkuar ne zonen e quajtur "Pishat e buta" ne Golem, me qellim ekskursionin qe do te zgjaste nje jave. Dy mesues qe shoqeronin nxenesit e shkolles se mesme te Gjilanit ne Kosove kane pajtuar dhomat e 5 kateve per akomodim dhe gjithcka ka shkuar shume mire deri ne mengjesin e dites se djeshme. Pikerisht kur pjesa me e madhe ishin ne gjume dhe disa prej tyre sapo ishin zgjuar, kati i dyte eshte shembur sa hap e mbyll syte. Zhurma i ka tronditur te gjithe dhe disa prej tyre qe gjendeshin ne katin e demtuar jane traumatizuar. Teksa shikonin copat e murit dhe betonit qe binin pertoke, gjimnazistet kane dale me vrap nga hoteli duke thirrur per ndihme. Me tej jane vene re se dy prej nxenesve kishin mbetur ne dysheme te plagosur, kurse tre te tjere kane pasur demtime ne pjese te ndryshme me te lehta. Shkurta Matoshi, 18 vjece, eshte derguar me urgjence ne spitalin e Durresit, e bashke me te edhe Saba Tehahu, po 18 vjec.

Hetimet

Mjeket thane se vajza ka pasur nje frakture ne kembe dhe te cara te thella ne dore, ndersa djali eshte demtuar vetem ne pjesen e gojes, si dhe ka nje frakture ne kemben e majte. Nderkaq per te sqaruar rrethanat dhe shkakun e shembjes se pjesshme te hotelit, po punojne forca te shumta te policise dhe eksperte te hetimit. Nga deshmite e mbledhura te punetoreve dhe pronarit, kjo ka qene nje ngjarje aksidentale, qe nuk ka lidhje me cilesine e ndertimit te godines.

Deshmite

Shkurta Matoshi dhe bashkemoshatari i saj Saba Tehahu, te cilet ndodhen te shtruar ne spitalin e Durresit nen kujdesin e mjekeve, kane rrefyer per gazeten "KJ", te gjitha castet e tmerrit. Ata tregojne se ne momentin e shembjes ishin duke fjetur ne katin e dyte qe ka pesuar edhe demtimet me te shumta. "U ndjeme mjaft te frikesuar, nuk po kuptonin se cfare po ndodhte rreth nesh. Kam pare muret qe shembeshin dhe me binin ne koke copa betoni. Ishte e tmerrshme", tregoi mjaft e traumatizuar Shkurta. Ndersa Sabahu nuk kujton asgje nga ajo cfare ka ndodhur, pasi ka qene mjaft i shokuar nga ngjarja. E vetmja gje qe ai kujton eshte se ka qene ne gjume, me pas ka degjuar nje zhurme te madhe, duke perfunduar ne spital pa ndjenja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›