Më 16 shtator, jepet dënimi për Kabashin

Tribunali i Hagës do të shqiptojë dënimin për ish-pjesëtarin e UÇK-së, Shefqet Kabashi, në 16 shtator. Lajmi është beri i ditur nga gjykatësi i Tribunalit, Alfons Ori.
Kabashi ka pranuar se është fajtor për shpërfillje të gjykatës, ndersa e ka bere qellimisht për të dëshmuar në gjykimin e parë të Ramush Haradinajt.Gjatë seancës së sotme, prokuroria ka kërkuar që Kabashi të dënohet me burg, ndërsa kohëzgjatjen e heqjes së lirisë ua ka lënë gjyqtarëve.
Avokati mbrojtës, Majkëll Karnavas, ka kërkuar të shqiptohet dënimi që "do t`i mundësonte Kabashit të kthehej menjëherë në shtëpi".
Kabashi nuk ka pranuar t`iu përgjigjet pyetjeve të prokurorit dhe të mbrojtjes as në rigjykimin e Haradinajt.