E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Buja: Edukata fetare, jo në shkolla

Pas votimit të së hënës në Kuvendin e Kosovës, debati për futjen e edukatës fetare në shkolla po shkon drejt fundit. Deputetët votuan kundër, ndërsa për ta përmbyllur debatin, është përkujdesur ministri i Arsimit të Kosovës, Ramë Buja.
 

"Futja e lëndës fetare në shkollat publike është e panevojshme. Kushtetuta dhe ligjet e parashikojnë shumë qartë se ku duhet të mësohet" ka thënë Buja, duke shtuar se megjithatë gjatë diskutimeve me aktorë të ndryshëm u ka kërkuar atyre që ta vlerësojnë dhe të vendosin si të procedojnë më tej për këtë çështje.
 

Ministri Buja ka komentuar edhe për debatin e fundit të librave të historisë, duke thënë se ka shumë keqkuptime në këtë drejtim nga ana e medias.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›