E Diel, 1 Nëntor 2026

Më 23 Qershor firmoset fundi i pinjollëve të diktaturës enveriste

21-02-2013 / Gazeta 55

Pas 22 vitesh demokraci, rinia angazhohet të përsërisë me të njëjtin vullnet si më 20 shkurt të 1991-it, sfidën e saj me metastazat e diktaturës. Audienca e koncertit festiv, të organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, në Qytetin Studenti, ka rikonfirmuar vullnetin për të firmosur më 23 qershor, fundin e pinjollëve të diktaturës 

Në kujtim të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizoi dje në sheshin “Demokracia” të Qytetit Studenti, koncertin festiv “22 vjet demokraci”, me pjesëmarrjen e mjaft dëshmitarëve të kohës, nismëtarëve të lëvizjes studentore dhe qindra e mijëra të rinjve. 

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi kryeministri Sali Berisha u shpreh se 20 shkurti mbetet në memorien e shqiptarëve, si dita e parë e lirisë. 

Sipas Berishës, guximi i burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave 22 vjet më parë, me rrëzimin e shtatores së diktatorit, shënoi një kthesë të fuqishme për të ardhmen e vendit. 

Sipas tij, 20 shkurti është dita kur PD realizoi një nga fitore më kulmore si forcë antikomuniste. “20 shkurti shënon gjithashtu ditën në të cilën PD e Shqipërisë, e parë opozitare e vendit, do të organizonte do të realizonte njërën nga fitoret më të mëdha dhe më kulmoret në tërë historinë e saj. Fitore që në 3 muaj jetë do e bënte forcën politike më të fuqishme antikomuniste në Evropë. Dy dekada që kaluam nga 20 shkurti i ‘91 gjer më sot kanë qenë jo të lehta për ne, përkundrazi, ne jemi përballur me vështirësi të mëdha, vuajtje sakrifica, mangësi dhe gabime, vështirësi jo të vogla, diktatura hoxhiste shkatërroi Shqipërinë dhe qenien e shqiptarit më shume seç e shkatërroi çdo luftë, epidemi apo fatkeqësi natyrore, më shumë se në çdo vend tjetër të planetit”, tha Berisha. 

Kryeministri mbajti një minutë heshtje për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Berisha akuzoi kreun e opozitës se me 21 janar të vitit 2011-të donte të merrte pushtetin me dhunë, dhe shpërdorim të votës së socialisteve pasi bllokoi integrimin. 

Kryeministri tha se shqiptarët në 23 qershor me votën e tyre, do çrrënjosin fundin e bllokatorëve, për t’i çelë rrugë Shqipërisë së zhvilluar. 

Ndërkaq, në shenjë simbolike, disa të rinj e të reja shembën “murin bllokues të integrimit”, të improvizuar prej tyre në skenën e këtij koncerti, mur i ngritur nga mosvotimi i 3 ligjeve të rëndësishme në parlament, që bllokojnë marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›