Rama takim me kreun e grupit socialist e demokrat ne PE
“Shqiptarët duhet të sjellin në pushtet Edi Ramën”. Apeli drejtuar qytetareve vjen nga Presidenti i Grupit Socialist dhe demokrat ne Parlamentin Europian Hanes Swoboda. Pas takimit 60 minutësh me kreun e PS-se, mesazhi i tij ka qene i qartë.
“Së pari jam shumë i kënaqur të takohem përsëri ashtu siç jemi takuar shumë shpesh gjatë muajve të fundit, me Edi Ramën, kryetarin e Partisë Socialiste. Shoh te ai tani liderin e opozitës, por dhe kryeministrin e ardhshëm. Ky është mesazhi im. Ju duhet ta bëni të mundur tani të ndryshoni drejtimin e vendit”- deklaroi Svoboda. Presidenti i i grupit socialist e demokrat ne PE, vlerësoi se Berisha dhe qeveria e tij kanë bllokuar për shumë e shumë vjet negociatave për integrimin. Për këtë arsye, sipas tij, njerëzit duhet të jenë të motivuar të shkojnë në zgjedhje të votojnë. Edhe Rama argumentoi se integrimi po mbahet peng nga mazhoranca aktuale.
“Është përditë e më e qartë për të gjithë se pse Shqipëria ka ngecur, se kujt i takon përgjegjësia për ngecjen e saj dhe se Shqipëria duhet të rifillojë rrugën e saj drejt perspektivës europiane përmes votës së lirë dhe përmes zgjedhjeve që të ndajnë këtë të shkuar që vazhdon me të ardhmen që është prapa derës”, deklaroi ai.
Rama theksoi se komuniteti ndërkombëtar i ka sytë nga Shqipëria, për te garantuar ndryshimin përmes votës. Edhe Svoboda u shpreh se pala evropiane do beje gjithçka ne funksion te votës se lire te qytetareve me 23 qershor.