Më 30 dhe 31 maj takimi i grupeve teknike Kosovë-Serbi

Me 30 dhe 31 maj në Brueksel do të mbahet takimi i radhës mes Grupeve Teknike të Kosovës dhe Serbisë pë çështjen e telekomunikacionit dhe energjetikës.
Kryesuesja e delegacionit të Kosovës, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, u shpreh optimiste për Radio Kosovën se të premtën do të arrihet marrëveshje në fushën e telekomunikacionit, pasi në takimin e fundit ka pasur përafrim qëndrimesh./Indeksonline/