Ushtria serbe me Hummer amerikanë dhe migë, S- 300 e panzerë rusë

Në Çaçak të Serbisë sot bëhet pranim dorëzimi i katër automjeteve ushtarake me shumë funksione të cilat Qeveria e SHBA ia dhuroi Ushtrisë serbe.
Në vitin e kaluar, në shtator, Qeveria amerikan Ushtrisë serbe i kishte dhuruar edhe 17 hummer specialë terreni, njoftojnë medie nga Beogardi.
Në Serbi këtë ditë po qëndron një delegacion i lartë ushtarak i Rusisë. Ata me ekspertë serbë po vazhdojnë bisedimet për pajisjen e Ushtrisë serbe me "mig 29M2". Pos këtyre avionëve ushtarakë të Rusisë, raporton koha. Serbia do të bëhet edhe me sistemet raketore ruse mbrojtëse "S-300" dhe „pancir“./Indeksonline/