E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 4 Janareklipsi i parë i Diellitpër 2011-ën

LONDER - Një pjesë e globit që në fillim të janarit 2011 do të shohë eklipsin e pjesshëm diellor. Që nga mëngjesi i 4 janarit, eklipsi i Diellit do të jetë i qartë në gjithë Evropën, e deri në Indi. Por, në Amerikën Veriore e Jugore nuk do të shihet.

Jay Pasachoff nga “Williams College” thotë se eklipsi do të jetë i pjesshëm, që do të thotë se një pjesë e Diellit kurrë nuk do të mbulohet. Pasi është e rrezikshme të shikohet Dielli drejtpërdrejt, Pasachoff paralajmëron për nevojën e bartjes së filtrave të veçantë solar, njoftojnë mediet britanike.

Eklipsi do të zgjasë rreth 3 orë, ndërsa në maksimumin e tij do të jetë në Britani të Madhe, ku 75 % e sipërfaqes diellore do të mbulohet, dhe pastaj gjatë 1 orë e 20 minura do të shfaqet gradualisht.

(koha.net/Balkanweb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›