Rikthehet i ftohtie bora në rajonine Ballkanit
TIRANË- Meteorologët nga disa vende të rajonit parashikojnë se nga e hëna në pjesën dërrmuese të Ballkanit do të rikthehet të ftohtit dhe reshjet e borës.
Meteorologët po ashtu parashohin që temperaturat të zbresin në minus 7 gradë Celsius gjatë natës, deri minus 2 gradë në disa vende të rajonit, ndërsa gjatë ditës temperaturat nuk do të ngritën mbi 0 gradë Celsius, raportojnë mediat.
Po ashtu raportohet se shiu dhe bora në ditët në vazhdim pritet të rikthehen edhe në Shqipëri dhe në Kosovë. Mirëpo, sipas meteorologëve, në Shqipëri moti do të vazhdojë të jetë i ç’ekuilibruar, ku do të dominojnë masa ajrore të ftohta, çka do të sjellin edhe uljen e temperaturave.
Në zonat malore të Shqipërisë, zbritja e temperaturave do të jetë deri në minus 4 gradë. Gjatë natës që lamë pas, stuhia e erës ka qenë e madhe duke sjellë probleme në trafikun detar, ku në detin Adriatik dhe Jon, dallgët janë regjistruar deri në 8 ballë.
Mot i ftohtë dhe me reshje bore ka mbretëruar përgjatë javës edhe në Evropë.
(m.a/tg/BalkanWeb)