E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me 8 dhjetor Rihanna ne Tirane

Nga Express me 03 dhjetor 2010 ne ora 1533

Kengetarja e famshme Rihanna pritet te vije ne Tirane per te dhene nje koncert ne daten 8 Dhjetor 2010 ne mbremje ne sallen e madhe te Pallatit te Kongreseve.

Lajmi jozyrtar eshte dhene per agjencine NOA nga burime te rezervuara brenda stafit te organizimit te koncertit kurse burimet zyrtare ngurruan te konfirmojne pranine e Rihannes ne eveniment duke deklaruar se jemi ende ne trantativa e siper.

Behet fjale per nje koncert festiv qe organizohet ne kuadrin e Dhjetorit 14690 dhe kremtimit te 20 vjetorit te asaj periudhe qe largoi diktaturen dhe solli demokracine ne Shqiperi duke nisur me protestat e studenteve ne levizjen e famshme te Dhjetorit 14690.

Nga burimet e mesiperme NOA ka mesuar se prej disa ditesh stafi organizator prej ditesh eshte duke negociuar me disa emra te njohur dhe nder me hit sot ne te gjithe boten.

Negociata per sjellje ne Tirane ka pasur per Lady Gaga Rihanna dhe Shakira behet e ditur nga stafi organizator. Sa jane shumat e ofruara dhe negociuara per sjelljen e tyre ne Tirane ende nuk ka asnje informacion e po ashtu as dhe per sjelljen e mundshme te Rihannes.

Per Shakiren ka qene e pamundur sjellja e saj ne Tirane kete muaj per shkak se axhenda e saj eshte e mbyllur prej kohesh me disa koncerte neper bote.

Nderkohe e lire ne aktivitetin publik rezulton e famshmja 22 vjecare nga Barbados Rihanna dhe sipas faqes se saj zyrtare online evenimentet live ku do te kendoje jane ne fillim te vitit tjeter.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›