E Diel, 1 Nëntor 2026

Para-tetraplegjiket proteste para kryeministrise ne diten nderkombetare te kesaj kategorie



Lizeta Duro

Ne diten nderkombetare te personave me aftesi te kufizuara Shoqata e Teraplegjikeve se bashku me nje grup te personave me aftesi te kufizuar ka protestuar dje para kryeministrise per plotesimin e kerkesave e tyre. Ata i bene apel kryeministrit Sali Berisha te mbaje premtimin e dhene ne parlament lidhur me 80 litra karburant qe kjo kategori duhet te marre cdo muaj. Gjate protestes u kerkua gjithashtu te zbatohet vendimi mbi ndihmen ekonomike te paaftesise si dhe per pagen e shoqeruesve te para dhe tetraplegjikeve. Sipas tyre paketa aktuale higjienike e cila permban pagesen e kujdestarit si dhe shpenzimet e tyre vetjake eshte e pa mjaftueshme dhe per kete ata kerkojne rritjen e shifres se kesaj pakete deri ne 30 mije leke te reja. Para dhe tetraplegjiket kercenojne se nese per 10 dite nuk do te plotesohen kerkesat e tyre ata do te nisin protesta te vazhdueshme deri sa tiu plotesohen keto kerkesa.

Shoqata

Sipas kryetarit te Shoqates se Tetraplegjikeve Bajram Tirana vete kryeministri ka miratuar dhe eshte shprehur se sa here ngrihen pensionet dhe rrogat buxhetore te punonjesve ngrihet dhe rroga e invalidit para dhe tetraplegjik dhe se kjo kerkese vjen per shkak se Para-tetraplegjiket jane nje shtrese qe ka nevoje per ndihmen e nje personi tjeter dhe pikerisht per kete fakt paketa mund te lehtesoje disi jetesen e tyre. Paketa higjienike eshte 160 mije leke te vjetra por ne kemi kerkuar nje cmim 300 mije leke te vjetra sepse kostoja e paketes higjienike kap 50 euro ne dite per nje paraplegjik. Kryeministri e ka thene ne parlament qe paraplegjiket do te marrin 80 litra karburant ne muaj gje qe nuk ka ndodhur. Eshte edhe siguracioni i personave qe na sherbejne. Kujdestari te paguhet me pagen minimale qe do te thote 170 mije leke te vjetra u shpreh kryetar i Shoqates se tetraplegjikeve Bajram Tirana. Ndersa disa prej invalideve shprehen se ata jane te gatshem te zhvillojne protesta para Ministrise se Punes dhe para kryeministrise per mos zbatim ligji dhe se do te arrijne deri ne greve urie nese nuk u plotesohen keto kerkesa.

Reagim
Ministri i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Spiro Ksera ne diten nderkombetare te personave me aftesi te kufizuar se 13 nga buxheti i shtetit perdoret per kete kategori. Per vitin 2010 u disbursuan rreth 14.4 miliarde leke pra 13 me shume se ne 2009. U mbeshteten 133 mije persona me aftesi te kufizuar ose 8 me shume se ne vitin 2009. Per garantimin e cilesise se jetes per kategorite e personave me aftesi te kufizuar krahas rritjes se cilesise se sherbimeve te perkujdesit eshte garantuar edhe rritja e pagesave e te gjitha kategorive te aftesise se kufizuar u shpreh Ksera. Ministri tha gjithashtu se eshte i nevojshem bashkepunimi me fondacione e donatore per mire integrimin e kesaj pjese te shoqerise ne te gjitha fushat.

Bashkia e Tiranes shpall fituesit e konkursit Lord Bajron

Konkuris Lord Bajron i iniciuar nga Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me Shoqaten Shqiptare te Bajronit ne ambientet e Qendres TEN per ta sjelle edhe nje here ne kohe kujtimin e vepres se tij shpalli dje fituesit e tij. Juria vendosi qe vepra me e mire te ishte vepra e propozuar nga Vladimir Llakaj vepra e konsideruar si ideja me e mire u shpall propozimi i Gent Pipes nderkohe qe cmimi per mjedisin me te mire iu dha Bora Babocit.
Konkursi ishte nje thirrje e hapur per te gjithe ata qe e ndienin se mund te kontribuonin me idete dhe punen e tyre per nje shenje per Lord Bajronin nje nisme modeste sipas Bashkise se Tiranes per te vleresuar dhe respektuar kete figure te rendesishme per historine dhe marredheniet e te tjereve me ne. Organizatoret drejtuan thirrjen e tyre ndaj artisteve te rinj te arteve pamore si edhe arkitekteve te rinj studente apo te sapodiplomuar te cilet kontribuan duke sjelle idete dhe krijimtarine e tyre.
Gjate zhvillimit te konkursit u prezantuan 12 propozime 12 perqasje te ndryshme te cilat u shqyrtuan me seriozitet nga nje juri e cila kishte ne perberjen e saj shtate anetare perfaqesues te fushave te ndryshme arkitekte urbaniste studiues skulptore etj. Te gjitha projektet kane aspektet e tyre terheqese dhe ato qe quhen pozitive ne raport me qellimin e konkursit ne raport me figuren e Bajronit ne raport me vendin ku cilado qofte vepra do te vendoset por kane edhe arsyet e tyre me pak funksionale duke filluar qe nga realizueshmeria sipas perfytyrimit te secilit prej autoreve deri tek domosdoshmeria qe ne te gjitha rastet kjo te jete nje veper e cila reziston edhe fizikisht ne nje mjedis ku ka njerez ku ka levizje ku ka nje raport gjithsesi per tu zbuluar me vepren e artit keshtu qe duhen pare te gjithe keto aspekte dhe sigurisht aspekti i fundit jo per nga rendesia eshte edhe aspekti i mundesive financiare per realizimin e kesaj vepre qe ne disa raste duket se i tejkalon mundesite reale qe kemi per ta pare te realizuar u shpreh kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama.

Konkurentet sipas radhes se prezantimit

Thoma Dhamo
Bora Baboci
Ilmi Kasemi
Emanuel Koko
Pjerin Kolnikaj
Mariglez Memajdini
Ardian Pepa
Gent Pipa
Sokol Velo
Vladimir Llakaj
Muntaz Dhrami
Mirel Myftaraj

Juria
Afrim Karagjozi - studiues perkthyes dhe Kryetar i Shoqates Shqiptare te Bajronit
Adrian Klosi - studiues
Maks Velo - arkitekt dhe artist
Genc Mulliqi - skulptor
Artan Shkreli - arkitekt dhe urbanist
Auron Tare - studiues

Cmimet e konkursit

a Cmimi per idene me te mire - 50.000 L
b Cmimi per vepren me te mire - 100.000 L
c Cmimi per mjedisin me te mire - 50.000 L

Sinoptikanet thone se situata sinoptike ne vendin tone pritet te permiresohet ne fundjave

Situata sinoptike dhe moti me reshje do te ndryshoje pergjate fundjaves. Sinoptikanet thone se sot deri mesditen e te shtunes shirat do te vazhdojne ne te gjithe territorin e vendit tone edhe pse me nje intensitet me te ulet se ai i diteve te fundit. Edhe temperaturat javen e ardhshme pritet qe te pesojne nje ulje te konsiderueshme ne krahasim me temperaturat aktuale. Ne zonat veriore aty ku situata per shkak te reshjeve te dendura ka krijuar shume probleme moti pritet te permiresohet teresisht diten e diel nderkohe qe e gjithe java e ardhshme parashikohet qe te jete me mot te qendrueshem.

Shoqata e Mbrojtjes se Pacienteve me HIV/AIDS i kerkon MSH-se te rinovoje projektin e barnave

Shoqata e Mbrojtjes se Pacienteve me HIV/AIDS i kerkon Ministrise se Shendetesise te rinovoje projektin e barnave dhe te beje ne buxhetin e saj nje planifikim te ri per menyren e trajtimit te pacienteve me HIV/AIDS. Projekti aktual i cili u siguron pacienteve me HIV/AIDS barnat ARV mbaron ne fund te muajit dhjetor. Kryetarja e Shoqates se Mbrojtjes se Pacienteve me HIV/AIDS e ka konsideruar kete projekt si nje mekanizem mbrojtes dhe nje mbeshtetje te qeverise shqiptare dhe Ministrise se Shendetesise per permiresimin e jetes se personave qe jetojne me HIV.

3 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›