E Diel, 1 Nëntor 2026

Me Berishën, Shqipëria është demokraci në letër dhe autokraci në praktikë

Nga Etleva Bisha

Shpesh marrim të mirëqenë faktin se Shqipëria përmbush dhe respekton parimet e demokracisë liberale. Përse të mos e mendojmë kështu? Na u deshën 18 vite të bëheshim vend anëtar i NATO-s, aspirojmë anëtarësim në Bashkimin Europian që ndër kriteret ka funksionimin e institucioneve demokratike, zbatimin e ligjit etj. Por në praktikën aktuale, a i respekton Shqipëria parimet e demokracisë liberale? Po kërkoj ndihmën e  Fred H. Willhoite, i cili në Power and Government (Pushteti dhe Qeveria) identifikon qartë  tiparet themelore të demokracisë liberale. Do të ndalem në secilin prej këtyre tipareve për të vlerësuar me qetësi se sa dhe si respektohen ato sot në praktikën shqiptare.

Tipari nr.1: Ekzistenca e Kushtetutës, e cila në thelb ndalon qeverinë të abuzojë me pushtetin. Kushtetura sanksionon ndarjen e tre pushteteve: Legjislativ (Parlamenti), Ekzekutiv (Qeveria) dhe Juridik (Gjyqësori). Ndarja e pushteteve e bën të pamundur që njëra prej tyre të marrë aq pushtet sa që të dominojë mbi të tjerat. Secili prej pushteteve ka kompetencat e veta të qarta, ndërkohë që egzistojnë mekanizma që sigurojnë kontrollin dhe balancën mes tyre.

Praktika aktuale shqiptare: A ka ndarje reale pushtetesh në Shqipëri? Me ligj po, por në realitet kur bëhet fjalë për interesa politike ndarje pushtetesh nuk ka. Ka vetëm një pushtet: pushteti i Berishës që vendos të nxjerrë të fajshëm apo të pafajshëm atë që gjykohet në Gjykatë. Nuk besoj se ndokush ka nevojë ti rikthej në kujtesë çka ndodhur në Gjykatat shqiptare me çështjen Gërdeci, historinë Fazlliç, 21 janarin apo me zgjedhjet e majit të 2011 në Tiranë. Edhe pse është një pushtet që nuk buron as nga Kushtetuta dhe as nga ligji, pushteti Berisha e gjen rrugën të ushtrohet: joshje, para, vende pune e pse jo kërcënime, pa përmendur rastet kur e ka të lehtë të përmbushë objektivin me militantët që emëron përmes pushteteve të tjera. Me këta të fundit e ka më lehtë, sepse mjafton të dalë në media e të vjellë vrer ndaj atyre që i zenë rrugën dhe militantët e përcaktojnë vetë fatin e armikut që qëndron në atë çast përballë udhëheqësit të tyre shpirtëror.

Tipari nr.2: Qeverisje përfaqësuese e përgjegjshme dhe llogaridhënëse,  thelbi qëndron në demokracinë elektorale, e cila u krijon mundësinë votuesve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Ndërkohë për shkak të demokracisë elektorale vendoset një lidhje mes të zgjedhurve dhe zgjedhësve dhe trysnia elektorale është e tillë që nxit përgjegjshmërinë e të zgjedhurve, si dhe llogaridhënien e tyre tek zgjedhësit.

Praktika aktuale shqiptare: Unë nuk arrij ta konsideroj dot Shqipërinë një vend me demokraci elektorale, sepse nëse do të ishte e tillë çdo zgjedhës do të kishte të drejtën e vetëm një vote dhe kandidati fitues nga gara do të shpallej ai që shuma e votave të zgjedhësve e nxirrte të tillë dhe jo ai që emërohet nga pushteti i Berishës. Dhe nuk e kam fjalën këtu thjesht dhe vetëm për zgjedhjet e majit në Tiranë. JO! Nëse do të ishte një rast i izoluar çështja do të ishte e thjeshtë: nxorrëm mësime dhe përmirësojmë të ardhmen, por në fakt fryma Berisha i vjedh zgjedhjet sistematikisht. Them fryma sepse Berisha vetë nuk mund të ndodhet atje ku zhvillohet procesi i votimit (ku manipulohet), as atje ku ndodh procesi i numërimit (ku manipulohet), as atje ku shpallet kandidati fitues (ku manipulohet), por fryma e tij është prezente në mënyrë konstante. Rikujtoni fushatat e tij, që përveç premtimeve të njëjta të pambajtura ajo që i bashkon është gjuha e urrejtjes ndaj kundërshtarit politik. Ky kundërshtar ndër vite ka qenë i ndryshëm, por urrejtja ka qenë e njëjtë. I duhej dhe i duhet ajo urrejtje ta mbjellë mes të vetëve, pasi duhet ti nxisi ata të veprojnë me çdo mjet për ta penguar djallin e rradhës që i ka prerë rrugën e nuk e lë tu ndërtoj të ardhmen e ndritur. Ai luan me të vetët, sepse e di që disa ndër ta urrejnë komunizmin (o burra ta quajmë kundërshtarin të kuq, komunist), të tjerë vlerësojnë familjen si të shenjtë (o burra ta quajmë kundërshtarin kumarxhi, pijanec, burrë që rreh gruan).

Gjuha e urrejtjes ndaj kundërshtarit politik i duhet Berishës edhe për një arsye tjetër: të zhdukë trysninë e zgjedhësve ndaj tij për premtimet e pambajtura. Në një sistem me demokraci elektorale përgjegjshmëria e qeverisjes nxitet pikërisht nga kjo trysni e zgjedhësve ndaj partive politike apo kandidatëve të tyre garues. Berishës i duhet të merret me kundërshtarin, sepse kundërshtari e ka fajin që nuk i mbajti Berisha premtimet! E sa për llogaridhënien, një tjetër karakteristikë e demokracisë liberale, nuk ke si ta kërkosh përsa kohë që produkti i zgjedhjeve në Shqipëri rëndom janë ata që emëron pushteti i Berishës dhe jo vota e zgjedhësve.

Tipari nr.3: Pluralizmi partiak, nënkupton egzistencën e shumë partive politike e për rrjedhojë nxit konkurencën, ofron alternativa të shumëllojta zgjidhjesh elektoratit, produkt i së cilës janë politikat më të përgjegjshme dhe frytëdhënësve që i shërbejnë elektoratit.

Praktika aktuale shqiptare: Pluralizëm partiak? Po, kemi! Kemi shumë parti që garojnë, pak prej tyre kalojnë pragun e bëhen faktor për qeverisjen, por a arrijnë ato të prodhojnë alternativa të shumëllojta zgjidhjesh për elektoratin? (!!!!) Edhe ato që e kalojnë pragun nuk  arrijnë të jenë një faktor i mirëfilltë, sepse përfaqësimi i tyre në Parlament apo qeverisjen vendore është aq sa ka vendosur të jetë Partia e madhe, pra përfaqësimi i tyre është produkt i një vote të deformuar.

Tipari nr.4: Sundim i shumicës duke respektuar pakicën që nënkupton raportin mes shumicës parlamentare dhe partive në opozitë. Opozita në Parlement është instrument për të kontrolluar përmbushjet e detyrave nga shumica që qeveris.

Praktika aktuale shqiptare: Që të bindeni se pakica në Kuvendin e Shqipërisë nuk respektohet, lexoni rregulloret e Kuvendit që ndryshojnë sa herë duhen ndëshkuar deputetët e opozitës dhe dëgjoni Berishën dhe produktin e frymës së tij, Topallin, për të kuptuar se opozitës dhe për rrjedhojë asaj pjese të shqiptarëve që përfaqëson, u mbyllet goja sistematikisht! Kush nuk ulet nenjë kur ia kërkon spikerja e Parlamentit rrezikon të kapet për zhelesh e të qitet përjashta apo ti bëhet fytyra si këpucë. Aq urrejtje përcillet nga shumica aktuale në Kuvend ndaj opozitës, sa nuk mbaj mend ndonjë seancë Kuvendi ndër këto vite që të ketë kaluar pa përplasje apo pa marrë shijen e hidhur të një sherri banal.

Tipari nr.5: Egzistenca e grupeve të interesit, të cilat sigurojnë mbrojtjen e interesave të grupeve të ndryshme të shoqërisë.

Praktika aktuale shqiptare: Po, grupet e interesit në Shqipëri ekzistojnë, por problemi është a e dëgjon pushteti Berisha zërin e tyre? Kur ka ndodhur që një shqetësim i grupeve të interesit të ketë gjetur qoftë edhe përfilljen e pushtetit Berisha? Tju kujtoj rastin më të fundit Piramida? Ata që reagojnë dhe firmosin peticionin janë Pionerët e Enverit!

Tipari nr.6: Ndryshimet paqësore. Ndryshimet vijnë përmes alternativave, ideve që kanalizohen në partitë e ndryshme politike të cilat të mandatuara nga vota e zgjedhësve realizojnë ndryshimet e kërkuara.

Praktika aktuale shqiptare: Po këtë karakteristikë të demokracisë liberale e përmbushim, por jo për shkak të pushtetit Berisha, por për shkak të opozitës shqiptare!

Konkluzion: Në Shqipëri ka një shkarje serioze nga parimet bazë të demokracisë liberale. Është lehtësisht e identifikueshme që ka një individ që i lidh të gjitha këto shkarje. Në politikën aktuale shqiptare ky individ është Berisha. I edukuar politikisht nën diktaturën e Enver

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›